Lajme
Komiteti Amerikano-Hebraik i gëzohet hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem
Demokracia
20:23 | 14 Mars 2021

Share:

Kosova sot ka zyrtarizuar hapjen e Ambasadës së saj në Jeruzalem dhe këtij lajmi iu është gëzuar Komiteti Amerikano-Hebre.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Komiteti Amerikano-Hebraik iu është gëzuar hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton Demokracia.com.

“Kosova ka hapur Ambasadën në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem duke u bërë vendi i tretë në botë dhe i pari vend evropian dhe me shumicë myslimane që e bën një gjë të tillë, pas SHBA dhe Guatemalës.”, thonë Komiteti Amerikano-Hebraik në Twitter.

Kosova sot ka zyrtarizuar hapjen e Ambasadës së saj në Jeruzalem dhe këtij vendimi iu është gëzuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, të cilët thanë se ky ishte një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve e dhe realizimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Por, njëjtë nuk mendon edhe Turqia. Përmes një reagimi të ashpër, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kanë thënë se e dënojnë këtë akt. Ata thanë se duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes./Demokracia.com/

Të ngjashme