Lajme
Komisioni Qendror i Regjistrimit të popullsisë mbanë takimin e parë
Demokracia
16:49 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR), kryesuar nga Florim Isufi, sot mbajti takimin e parë konstituiv, me ç’rast, anëtarët e komisionit diskutuan mbi rregulloren e punës së KQR-së dhe planin e veprimit lidhur me aktivitetet e Regjistrimit të Popullsisë. Gjithashtu, siç informoi ASK, u diskutuan sfidat dhe përparësitë e regjistrimit për vitin 2023.

Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë hierarkik i Regjistrimit, i cili mbikëqyr përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi.

Komisioni Qendror i Regjistrimit përbëhet nga kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët në këtë përbërje si në vijim: Florim Isufi; zyra e kryeministrit kryesues, Ilir Berisha; Agjencia e Statistikave të Kosovës, zëvendës-kryesues, Besart Grabanica; Minsitria e Fincnave Punës dhe Transfereve, anëtar, Avni Kastrati; menaxher i regjistrimit të popullsisë, anëtar, Enver Makolli; Ministria e Arsimit, anëtar, Ramadan Mramori; Ministria e Punëve të Jashtme, anëtar, Devlina Hana; Ministria e Bujqësisë, anëtare, Mërgim Neziri; Ministria Administratës dhe Pushtetit Lokal, anëtar.

“Anëtarë të tjerë në këtë komision janë votuar: Kushtrim Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Riza Murseli nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Justina Shiroka Pula nga Akademia e Shkencave, Dea Pallaska nga UNFPA, zyra në Kosovë, Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për komunitete dhe Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Të ngjashme