Lajme
Komisioni përpilon listën e dokumentacionit për hetim në sektorin e energjisë
Demokracia
15:49 | 01 Qershor 2022

Share:

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim.

Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa ka thënë se komisioni do t’i hetojë të gjitha dokumentet e nevojshme qofshin ato vendime ose kontrata nga viti 2006 e deri më tash në sektorin e energjisë.

Deputeti Armend Muja ka kërkuar nga Kuvendi transkriptin e deklaratës në një seancë parlamentare të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur siç tha ai me projektin specifik “Bilfinger”.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024