Sport
Komisioni i Garave regjistron ndeshjet e Kupës së Kosovës, përveç takimit Feronikeli ’74 – Trepça ‘89
Demokracia
17:18 | 08 Shkurt 2023

Share:

Në këtë mbledhje Komisioni i Garave ka diskutuar për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Komisioni i Garave ka regjistruar rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Feronikeli ‘74 – Trepça ’89 (1:0).

Sipas njoftimit të lëshuar të mërkurën në uebfaqen e FFK-së, është bërë e ditur se rezultati i duelit mes Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89, do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës.

“Regjistrohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes Feronikeli ’74 -Trepçës’89, e cila do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

Klubi mitrovicas i 89-shit ka dërguar ankesë në Komision të Garave duke pretenduar se në protokollin zyrtar të Feronikelit ’74 janë aktivizuar lojtarë që nuk kanë qenë të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Kësisoj, klubi nga “Riza Lushta” ka kërkuar që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme