Sport
Komisioni i Garave i FFK-së dërgon në disiplinor futbollistin e Gjilanit
Demokracia
14:12 | 25 Shkurt 2022

Share:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll pasi ka analizuar javën e 21-të të elitës së futbollit ka marrë disa vendime.

Portieri i Gjilanit, Enea Koliqi i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Dukagjinit është dërguar në disiplinor.

“Lojtarit të SC ”Gjilani” Enea Koliqi, lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, duke i mohuar kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Dukagjini”, shkruan FFK.

Në disiplinor ka shkuar edhe lojtari i Ulpianës, Egzon Qerimi pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen me Balkanin. /Demokracia.com

Të ngjashme