Lajme
Komisioni hetimor për rezervat shtetërore angazhon tre ekspertë
Demokracia
15:41 | 06 Shkurt 2024

Share:

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë. Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi, në atë të prokurimit publik, ndërkaq, Lulzim Beqiri sa i përket financave.

Anëtarët e komisionit, në mbledhje të martën, u pajtuan unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartcekurit.

Anëtari i komisionit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emër të  grupit punues për përzgjedhjen e ekspertëve, tha se Jashari, Krasniqi dhe Beqiri i plotësojnë kushtet e kërkuara nga komisioni, sa i përket hetimit në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Krahas kësaj, deputetët u pajtuan që javën e ardhshme të mbahet një punëtori, sa i përket hartimit të planit punës./Kp

Të ngjashme