Lajme
Komisioni hetimor i opozitës, LDK e AAK| Driton Selmanaj kryesues, Besian Mustafa e Pal Lekaj anëtarë
Demokracia
13:05 | 28 Prill 2022

Share:

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës në lidhje me formimin e komisionit hetimor për krizën energjetike.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka insistuar se komisioni hetimor i opozitës duhet të formohet e ku ka kundërshtuar ashpër propozimin e Mimoza Kusari-Lilës për një komision të pushtetit për hetime në energjinë.

“Ky komision duhet të formohet ose do të përplasemi keq. LDK propozon Driton Selamanaj kryesues, anëtarë Besian Mustafa”, ka thënë Gashi.

Menjëherë është deklaruar edhe AAK-ja, ku ata kanë propozuar për anëtar të komisionit deputetin Pal Lekaj.

Të ngjashme