Lajme
Komisioni Evropian: Shqipëria me borxhin më të madh publik në rajon, Kosova më të voglin
Demokracia
18:39 | 24 Janar 2021

Share:

Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon sa i takon borxhit publik. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se në fund të muajit shtator të vitit 2020, Shqipëria arriti në 79.9% të borxhit publik, duke u bërë kështu vendi i parë në rajon.

Në listë shihet se në vend të dytë është Mali i Zi që ka ngjashmëri me ekonominë shqiptare, ku është regjistruar borxhi publik në nivelin e 78.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas Malit të Zi vjen Serbia me 57.1% dhe Maqedonia e Veriut 51.5%. Vendi që ka nivelin më të vogël të borxhit është vendi ynë, Kosova, me vetëm 19.9%.

Sipas raportit, shtetet që u goditën më shumë nga pandemia për sa i përket anës ekonomike, ishin Shqipëria dhe Mali i Zi dhe kjo vjen për shkak të varësisë që kanë ndaj sektorit të shërbimeve e kryesisht ndaj turizmit.

Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon sa i takon borxhit publik. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se në fund të muajit shtator të vitit 2020 vendi ynë arriti në 79.9%, të borxhit publik, duke u bërë kështu vendi i parë në rajon.

Sipas raportit shtetet që u goditën më shumë nga pandemia përsa i përket anës ekonomike, ishin Shqipëria dhe Mali i Zi dhe kjo sipas sipas raportit vjen për shkak të varësisë që kanë ndaj sektorit të shërbimeve e kryesisht ndaj turizmit.

Ndërkohë, sa i takon recesionit ekonomik, në vend të parë është Mali i Zi me rënie prej -14.3%, ndjekur nga Shqipëria me -6.8% dhe Maqedonia e Veriut prej -4.9%.

Si pasojë e rënies më të lartë, Komisioni Evropian pret që Mali i Zi të ketë edhe rimëkëmbjen më të shpejtë me 6.8%, ndjekur nga Serbia me 4.8% dhe më pas Shqipëria me 3.7%. Në rikuperimin ekonomik të vendit, sipas raportit ndikim do të kenë investimet si dhe avancimi i procesit të rindërtimit.

BORXHI PUBLIK

Shqipëria 79.9%
Mali i Zi 78.1%
M. e Veriut 51.5%
Serbia 57.1%
Turqia 41.3%
Bosnja 37.7%
Kosova 19.9%

RËNIA EKONOMIKE

Shqipëria -6.8%
Mali i zi -14.3%
Maqedonia e veriut -4.9%
Serbia -1.8%
Turqia -2.5%

Të ngjashme