Lajme
Komisioni Evropian kundërshton deklaratën e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë
Demokracia
18:31 | 21 Janar 2021

Share:

Komisioni Evropian ka kundërshtuar deklaratat e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili të hënën deklaroi se nëse Kosova nuk lejohet të bëj progres drejtë BE-së, NATO-së dhe KB-së, atëherë duhet të ndodhë një referendum bashkimi me Shqipërinë deri në vitin 2025.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në një prononcim për Dtt-net, ka thënë se liderët politikë në rajon duhet të jenë shembull të besimit të ndërsjelltë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimet dhe vlerat për të cilat angazhohet BE, transmeton Demokracia.com

“Liderët politik në rajon duhet të udhëheqin nga shembulli që promovon një klimë të besimit të përbashkër, të fuqizojnë marrdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, principet dhe vlerat për të cilat qëndron BE-ja”, ka thënë ajo për “dtt-net”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të hënën paralajmëroi organizimin e një reforandumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ne nuk do të pranojmë një konflikt të ngrirë dhe nuk do të pranojmë të ndahemi, por ne do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, ne nuk e duam këtë, por nëse Kosova nuk i ka të drejtat për t’iu bashkuar BE-së, NATO-së dhe OKB-së, atëherë do të votojmë për t’u bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë ai. /Demokracia.com

Të ngjashme