Lajme
Komisioni Evropian i del në mbrojtje redaktores ruse
Demokracia
14:32 | 15 Mars 2022

Share:

Komisioni Evropian ka dalë në mbrojtje të redaktores ruse të televizionit shtetëror të Rusisë, Channel One.

Përmes një reagimi në Facebook, Komisioni Evropian ka thënë se Marina Ovsyannikova ka dënuar veprimin ushtarak të Moskës në Ukrainë duke mbajtur poster të shkruar me dorë në rusisht ku thuhej “Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”. Ndërkaq në anglisht kishte shkruar “Rusët kundër luftës”.

“Ne e duartrokasim guximin dhe kurajon e qytetarëve rusë të cilët guxojnë të shprehin mendimet e tyre kundër luftës së udhëhequr nga Putini”, thuhet në reagimin e KE-së.

Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin e një protestueseje ruse, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus.

Të ngjashme