Lajme
Komisioni Ekzekutiv i Shëndetësisë në krye me Albin Kurtin nuk u mblodh më që nga largimi i ministrit Rifat Latifi
Demokracia
21:28 | 18 Tetor 2022

Share:

Ka dy javë që Komisioni Ekzekutiv i Shëndetësisë në krye me kryeministrin Albin Kurti , nuk është mbledhur më prej dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Mbledhje këto që nisen të mbahen në baza javore, në çdo fundjavë nga një herë.

Por, që ajo e 1 tetorit mbeti mbase e fundit dhe njëherësh shënoi grumbullin e tretë të këtij komisioni.

Ani se, në njërën mbledhje u pati theksuar se aktivitetet dhe takimet do të jenë të shpeshta dhe sipas nevojës për reformimin e shëndetësisë publike.

Për deputetin e opozitës dhe ish-ministrin, Armend Zemaj, ky komision është bërë për arsye improvizuese.

“Duket që tash është hequr dorë nga ato takimet e potencuara të rregullta por të cilat kanë qenë sa me e mbulu dështimin aktual”, thotë Zemaj.

Sipas Zemajt, i gjithë ky dështim e ka një emër, atë të ekzekutivit, Kurti. Derisa i thekson edhe gjetjet e ish-ministrit Latifi të cilat i ka lënë pas dorëheqjes.

Ndërkaq nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thonë se me largimin e Latift, komisioni do të duhej të kishte takime më të shumta.

Teksa, kreu i kësaj shoqate, Besim Kodra bën me dije se me ikjen e Latifit problemet në shëndetësi nuk janë zgjidhur dhe se janë thelluar më shumë. Kodra, shton se nuk do ta besoj që ky komision mendon që problemet janë zgjidhur me largimin Rifat Latifit.

Edhe Kodra ashtu edhe deputeti Zemaj pohojnë se punët e deri-tanishme të këtij komisioni kanë qenë teknike dhe punë ditore që iu takojnë bartësve dhe nuk është parë ndonjë strategji reformuese.

KlanKosova ka dërguar pyetje edhe te ZKM-ja lidhur me punën e Komisionit, por që nuk janë përgjigjur.

 

Të ngjashme