Sport
Komisioni Disiplinor merr vendim final për futbollistin e Drenicës që bëri ndërhyrje të pakontrolluar në kundërshtarin
Demokracia
17:46 | 18 Shkurt 2022

Share:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori vendim për dënimin me dy ndeshje moslojë të futbollistit të Drenicës, Fatlum Gashi, shkruan Demokracia.com.

Sipas Komisionit Disiplinor, ndërhyrja në lojtarin kundërshtar ishte e pakontrolluar.

Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:

Lojtarit i KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94.  Ndërhyrje e pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica-Gjilani.Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK./Demokracia.com/

Të ngjashme