Sport
Komisioni Disiplinor merr këtë vendim për Taulant Dajakun, kishte ofenduar gjyqtarin kryesor
Demokracia
18:14 | 26 Prill 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku në lidhje me ndeshjen kundër Prishtinën.

Procedura disiplinore ndaj Dajakut ishte inicuar për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesor pas ndeshjes me Prishtinën në fundjavë (1:1), raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit, Dajaku pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes së referëve në zhveshtore, i reagon referit kryesor me kritika të ashpra për vendimet e tij, ndërkaq pasi referët kanë dalur për t’u larguar nga stadiumi, i njëjti e shanë, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Për ta qetësuar situatën ndërhyjnë asistentët e referit dhe disa nga stafi i KF Drenicës dhe evitojnë incidentin.

“Drejtorit sportiv të FC Drenica, Taulant Dajaku, ID nr.001238M87. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes së referëve në deshtore, i reagon referit kryesor me kritika të ashpra për vendimet e tij, ndërkaq pasi referët kanë dalur për t’u larguar nga stadioni, i njëjti e shanë, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Për ta qetësuar situatën ndërhyjnë asistentët e referit dhe disa nga stafi i KF-Drenicës dhe evitojnë incidentin. Sipas raportit të gjyqtarit kryesot dhe delegatit të ndeshjes Prishtina –Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC Drenica, Taulant Dajaku. Afati 29.04.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024