Sport
Komisioni Disiplinor dënon gjashtë lojtarë me moslojë
Demokracia
21:45 | 23 Mars 2022

Share:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të BKT Superligës, xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, xhiros së 18-të të Ligës së Dytë si dhe xhiros 18-të të Superligës së kadetëve edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive morën këto:

VENDIME:

Lojtarit i KF ”Trepça” Arlind Syla me nr fanelle 4 dhe nr ID 005357M02. Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça-Istogu. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri “ Drilon Shkreta me nr fanelle 15 dhe nr ID 001341M97 . Në ndeshjen e Ligës së Dytë, Rilindja-Sharri zhvilluar me 18.03.2022 në Prishtinë, në minutën 36 godet lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Lepenci” Lendrit Guri me nr fanelle 11dhe nr ID 015105M01. Në ndeshjen e Ligës së Dytë , Vjosa – Lepenci zhvilluar me 20.03.2022 në Shtime , në minuten 90+ ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja 1974“ nga Lugu i Baranit, Alban Mehaj, me nr fanelle 6 dhe nr ID 004709M99. Në ndeshjen e Ligës së Dytë , Gjakova – Rilindja 1974 zhvilluar me 18.03.2022 në Gjakovë, në minuten 78 ndëshkohet me karton të kuq (shtyrje me futbollistët vendas). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Trepça “ Blerton Fetahu me nr të fanelles 10 dhe nr ID 004997M06. Në ndeshjen e Superligës së kadetëve Trepça-Liria zhvilluar me 19.03.2022 në Mitrovicë, në minutën 52 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Ferizaj“ Shpejtim Gashi me nr ID 011736M91. Në ndeshjen e Superligës së kadetëve Ferizaj – Ramiz Sadiku zhvilluar me 19.03.2022 në Ferizaj , në minuten 24 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 23.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit

Të ngjashme