Lajme
Komisionerja europiane: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE
Demokracia
09:24 | 31 Maj 2025

Share:

Komisioneria europiane për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se në muajin qershor, Shqipëria do të hapë të gjithë grupkapitujt e negociatave.

Në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos u shpreh se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëveshje dhe së më në fund, “Shqipëria do të martohet me Bashkimin Europian”.

“Brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund.

Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, u shpreh Kos.

 

Të ngjashme