Lajme
KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë
Demokracia
17:28 | 19 Maj 2025

Share:

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, KOMF ka kërkuar hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga organet e rendit për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e dënimeve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Tutje, KOMF u bëri thirrje edhe prindërve që të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive.

“Ndihma është e qasshme, mund të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetoni për të marrë shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme”, thuhet në postim.

Të ngjashme