Lajme
Komentuesit e pyesin Pacollin se kush po i paguan biletat për Egjipt, ajo përgjigjet katër herë
Demokracia
11:42 | 19 Nëntor 2022

Share:

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në rrjetin social “Facebook, ka komentuar katër herë duke treguar se biletën e kthimit nga Egjipit e ka paguar vetë.

Ajo ka thënë është kthyer në Kosovë vetëm për të votuar “buxhetin më të madh ndonjëherë – 3.2 miliardë euro.”.

“Dje u nisa nga Egjipti dhe sot në mëngjes arrita në Prishtinë për të votuar buxhetin më të madh ndonjëherë – 3.2 miliardë euro. Sonte po nisem nga Prishtina në Egjipt dhe do të arrij nesër në mëngjes që të prezantoj bashkë me Ministrin Liburn Aliu në aktivitetin e parë të Kosovës në #COP27”, ka shkruar ajo.

Pacolli nuk ka hezituar që t’ju kthejë përgjigje. Në komentin e saj, thuhet se kthimi prej Egjiptit është paguar nga buxheti personal.

“për informatën tuaj. Biletat për udhëtim 14 nëntor dhe kthim 19 nëntor janë paguar nga Kuvendi. Bileta për kthim me datë 16 nëntor dhe 17 nëntor (kthimi im për votim) janë paguar nga buxheti im personal.”, thuhet në komentin e saj.

Përndryshe, deputetja Pacolli është ndër më të zëshmet në rrjetet sociale për çdo temë./Nacionale

Të ngjashme