Lajme
Komentuesit e “grijnë” Hekuran Muratin pas rritjes së tatimit: Mashtrues, tërhiqe vendimin
Demokracia
23:04 | 28 Janar 2023

Share:

Qeveria Kurti po synon ta kontrabandojë me dhunë vendimin për rritjen e çmimit të tatimit në pronë. Mirëpo, atyre po iu del punë me popullin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes ‘Facebook’-ut kumtoi vendimin se faljen e 100 eurove për këtë vit do ta përfshijë dhunshëm në ligjin e ri për çështjet tatimore të pronës.

“Në ligjin e ri do të përfshijmë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023, si dhe do të rrisim fleksibilitetin e komunave dhe do të bëjmë tatimin progresiv për vitin 2024 e tutje, ashtu që, ata që kanë më pak të paguajnë më pak, ndërsa ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë”, njoftoi Murati.

Por, tendenca e Muratit për kontrabandim të dhunshëm të këtij vendimi u vërejt nga qytetarët. Ata nëpër komente në rrjete sociale në postimin e ministrit e quajtën këtë të fundit mashtrues dhe kërkuan që të tërhiqet vendimi.

“a e din cka eshte me e thjeshta: me anulu ate vendim qe e ke marr per rritjen e tatimit dhe ato 100 eurot me ua shpernda studenteve”, thuhet në një koment.

LEXO EDHE:

Murati kapet në rrenë, dëshmohet edhe me fakte se nuk rriti tatimin në pronë për biznese

“A ka mundesi me anulu vendimin per rritjen e tatimit ne prone, njekohesisht me terhjek edhe kete ndihmen prej 100€!”, thuhet në një koment tjetër.

Disa komentues të tjerë kanë ndarë edhe dokumentin që figuron se ministria e Muratit po rivlerëson çmimin e pronave rezidenciale, e jo të bizneseve. Aty figuron edhe kartela financiare e një biznesi, që tregon se nuk është rritur çmimi i tatimit në pronë për ta.

“Momentumi ne te cilin keni vendosur me e fute ne fuqi kete ndryshim, eshte i gabuar, e rendon xhepin e qytetarit, dhe padyshim, e irriton masen qe iu ka votuar. Ne kohen kur kemi rritje enorme te cmimeve te produkteve ushqimore, te derivateve te naftes, te sherbimeve, etj, dhe nuk ka rritje te pagave, te ngritet tarifar per tatim ne prone, mendoj se eshte veprim teper i gabuar dhe i ngutshem. Eshte mire te reflektoni dhe ta shtyeni kete veprim per nje momentum me te pershtatshem ekonomik, ku qytetaret do ta kene me te lehte per ta perballuar kete rritje !”, thuhet në një koment tjetër.

Murati në këtë postim ka anashkaluar të preferuarin e VV-së, popullin, kur ka kritikuar opozitën se nëpërmjet kundërshtisë së propozimit të tij për falje të 100 eurove për tatimin në pronë po synojnë të mbrohen bizneset. /Demokracia.com/

Të ngjashme