Piers Morgan është larguar nga ITV Good Morning Britain pas disa komentesh negative që ai bëri në lidhje me dukeshën e Sussex.
Kjo gjë e përfundoi karrierën e tij si prezentues i emisionit të mëngjesit pas 6 vitesh, transmeton Demokracia.com
ITV njoftoi vendimin pasi Ofcom tha se po hetonte komentet e tij pasi kishte marrë 41,000 ankesa.
Në emisionin e së hënës, Morgan tha se ai “nuk besonte asnjë fjalë” që dukesha i kishte thënë Oprah Winfrey në një intervistë.
Një zëdhënës i ITV tha: “Pas diskutimeve me ITV, Piers Morgan ka vendosur që tani është koha për të lënë Good Morning Britani. ITV e ka pranuar këtë vendim dhe nuk ka asgjë për të shtuar më tej.”
Kanali konfirmoi se largimi i tij do të hyjë në fuqi menjëherë por nuk pranoi të tregonte se kush do ta zëvendësonte atë./Demokracia.com