Sport
Kombëtarja U21 e Kosovës nesër luan miqësore kundër skuadrës së Superligës
Demokracia
22:20 | 10 Nëntor 2021

Share:

Më 8 nëntor, Kombëtarja e Kosovës U21 nisi përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që e zhvillon më 16 nëntor kundër Shqipërisë U21.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë ndeshje, Kosova U21 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.

Të udhëhequrit e Michael Nees do të takohen me skuadrën nga Superliga, Drenicën.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e enjte), në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, me fillim nga ora 12:00. /Demokracia.com

Të ngjashme