Sport
Kombëtarja pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit e shkarkon trajnerin
Demokracia
13:13 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Czesław Michniewicz do të pushojë së vepruari si trajner i kombëtares polake më 31 dhjetor 2022, bën të ditur mediat polake, transmeton Demokracia.com.

Ky lajmq është bërë i ditur edhe nga Federata Polake e Futbollit, e cila ka komunikuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me 52-vjeçarin.

“Duam që kombëtarja të drejtohet nga një trajner që garanton zhvillimin e saj dhe arritjen e synimeve të synuara. Trajneri i ri duhet të përmirësojë imazhin e kombëtares dhe të rindërtojë besimin e tifozëve. Zgjedhja jonë duhet të jetë e menduar mirë, ndaj nuk do të deklarojmë data specifike për prezantimin e trajnerit”, njoftoi Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit.

Michniewicz humbi punën pas gati një viti pune me Poloninë.

Gjatë kësaj kohe, 52-vjeçari siguroi kualifikimin e Polonisë në Kupën e Botës, qëndroi në ligën e lartë të Ligës së Kombeve.

Polonia në Kupën e Botës “Katar 2022” u eliminua në 1/16 e finales nga Franca./Demokracia.com/

Të ngjashme