Kombëtarja kuqezi, ka mbërritur sot në San Marino ku të mërkurën ndeshet me kombëtaren e këtij vendi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.
Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.
Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rekuperohet për ndeshjen.
Më herët mungesën e ka konfirmuar edhe Marash Kumbulla për shkak të lëndimit. /Demokracia.com