Sport
Kombëtarja e Shqipërisë barazon me Bosnje-Hercegovinën
Demokracia
19:30 | 09 Prill 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar këtë të premte një ndeshje miqësore ndaj Bosnje-Hercegovinës, e luajtur në qytetin e Zenicës.

Në këtë transfertë, vajzat tona barazuan me rezultatin 0-0, me takimin që nisi në ora 16:00.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke dalë disa herë përpara portës kundërshtare por nuk arritën të kalonin në avantazh.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me të njëjtën grintë nga vajzat kuqezi, por nuk mundën të shënonin për të bërë kështu që takimi të mbyllet pa fitues.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kombëtares së femrave për këtë vit, ndërsa ndeshja e fundit e luajtur nga vajzat kuqezi ka qenë në dhjetorin vitit të kaluar për eliminatoret e Europianit. /Demokracia.com

Të ngjashme