Sport
Kombëtarja e Kosovës udhëtoi drejt Qipros
Demokracia
09:15 | 01 Qershor 2022

Share:

Dardanët kanë udhëtuar sot drejt Qipros ku nesër zhvillojnë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës C, shkruan Demokracia.com.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alian Giress tash e disa ditë është përgatitur për katër ndeshjet e qershorit ndërsa aventura e tij në ndeshjet zyrtare nis nesër. Giress e ka udhëhequr Kosovën në dy ndeshje miqësore ku edhe është njoftuar më mirë me ekipin. Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij.

Kampi i Kosovës dukej shumë i motivuar dhe beson në tri pikë të cilat do t’i hapin rrugën drejt vendit të parë në Grup aty ku është edhe synimi i Kosovës.

Ndeshja Qipro – Kosova luhet nesër nga ora 18:00. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025