Sport
Kombëtarja e Kosovës sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën e Veriut
Demokracia
10:22 | 08 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër nga ora 20:45 zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Dardanët sot nga ora 17:30 mbajnë stërvitjen e fundit derisa 30 minuta para saj trajneri Alain Giresse do të mbajë konferencë për media.

Kosova zhgënjeu në sfidën e fundit që e humbi nga Greqia dhe tash lufton vetëm për fitore e cila do t’i mbante në garë për vendin e parë. Kjo edhe është arsyeja që tekniku francez të pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në mënyrë që ta gjejë ekipin ideal për t’iu kundërvu irlandezëve. Gjithsesi, këtë herë do të ketë më shumë telashe pasi mungesës së lojtarëve i janë shtuar edhe Fidan Aliti e Arjanet Muriç që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen kundër Greqisë.

Kjo është ndeshja e parafundit e muajit qershor pasi Kosova me 12 qershor luan ndaj Greqisë si mysafirë dhe aty do të kemi pasqyrën reale nëse mund të luftojmë për vendin e parë apo jo. /Demokracia.com

Të ngjashme