Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll prezanton fanellat e reja
Demokracia
12:18 | 23 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka prezantuar sot fanellat e reja për edicionin 2021/22 me të cilat do të përfaqësohet në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

FFK përmes një konference për shtyp të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përveç fanellave ka prezantuar edhe logon e re.

Të kujtojmë se ‘Dardanët’ nesër do të luajnë miqësoren ndaj Lituanisë, para përballjes me Suedinë dhe Spanjës, të vlefshme për kualifikim në Katar 2022. /Demokracia.com

Të ngjashme