Sport
Kombëtarja e Kosovës nesër udhëton për Elbasan për dy ndeshjet miqësore me Shqipërinë
Demokracia
15:40 | 15 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll nesër (më 16 qershor) udhëton për në Shqipëri, me ç’rast do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, njërën më 16 dhe tjetrën më 18 qershor.

Përballjet me Kombëtaren kuqezi U19 vijnë në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022, e të cilat do të zhvillohen në muajin tetor.

Në rrethin e parë kualifikues Kosova U19 do të përballet me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet kundër Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan Arena”, e ku janë përfshirë 23 futbollistë. /Demokacia.com

Të ngjashme