Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Talinit të Estonisë, ku prej 23-27 gusht 2021, do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21.
Kosovën do ta përfaqësojnë kadetët Mal Sahiti, kategoria -61 kilogramë dhe Jon Gashi, kategoria -65 kg, si dhe seniori për U-21, Arnis Agushi, kategoria -63 kg, njofton KOK-u, përcjell Demokracia.com.
Jon Gashi kishte fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, grupmosha e kadetëve.
Para nisjes për në Talin, ekipi i taekwondosë me trajnerin Arsim Agushi, kanë takuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili iu ka uruar fat dhe suksese garuesve kosovarë. /Demokracia.com