Sport
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, më e mira e Vitit 2020
Demokracia
18:37 | 22 Shkurt 2021

Share:

Basketbollistët e Kosovës për herë të parë fitojnë çmimin “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e meshkujve, transmeton Demokracia.com.

Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë.

Ky çmim është ndarë sot nga Komiteti Olimpik i Kosovës i organizuar me rastin e shpalljes së “LAuratëve të Vitit 2020”.

Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyç shkaku i pandemisë Covid-19. /Demokracia.com

Të ngjashme