Sport
Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e Vitit 2020
Demokracia
18:41 | 22 Shkurt 2021

Share:

Për herë të dytë rresht çmimi “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e femrave ka shkuar për Kombëtaren e futbollit, transmeton Demokracia.com.

Ky çmim i është dhënë sot nga Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremoninë e shpalljes së “Laureatëve të Vitit 2020”.

Vashat tona përkundër vështirësive të mëdha në grumbullimin e lojtareve nga diaspora shkaku i pandemisë Covid-19, arritën të shënojnë fitore 2:0 ndaj Estonisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Rezultat pozitiv morën edhe ndaj Turqisë në udhëtim, duke barazuar pa gola, përkundër se luajtën për 60 minuta me një lojtare më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme