Sport
Kombëtarja A e femrave arrin në Shkup, mban stërvitjen e parë
Demokracia
21:06 | 06 Prill 2021

Share:

Vashat e Kombëtares A kanë arritur në Shkup dhe janë akomoduar në hotelin prestigjioz ”Alekdander Palace“, ndërsa pasdite ka kryer edhe një seancë stërvitore. 

Dardanet do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren A të Maqedonisë së Veriut, të cilat do të zhvillohen më 8 dhe 11 prill në Shkup, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Me këto dy ndeshje përzgjedhësja Afërditë Fazlija, ka për qëllim që t’i mbajë Dardanet në vazhdimësinë e përgatitjeve të Kombëtares për garat kualifikuese, pasi në qershor pritet t’i mësojnë edhe kombëtaret rivale.

Në këto dy ballafaqime me përjashtim të dy futbollisteve që vijnë nga klubet evropiane të gjitha tjerat janë nga kampionati vendor.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në orën 15.00 . /Demokracia.com

Të ngjashme