Lajme
Komandatja supreme s’di të përdorë armët, thotë se për këtë “kemi ushtrinë”
Demokracia
12:56 | 09 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një vizitë te Forcat e Ushtrisë së Kosovës.

Osmani nga atje ka folur për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione të ndryshme me ushtri të tjera, përcjell Demokracia.com.

Veç kësaj, Osmani nga gazetarët është pyetur nëse di të përdorë ndonjë armë si Komandante Supreme.

“Siç e dini, komandantja supreme, Presidentja e Republikës në këtë rast, ka kompetenca të qarta sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi, asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk përcaktohet në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën. Për të përodrur armët e kemi ushtrinë tonë, për të ndërtuar politikat mbrojtëse e keni komandanten supreme”, ka thënë ajo.

Osmani sot ishte paraparë që të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në përkrahje të komunitetit LGBTI, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, ajo dhe as kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca nuk kanë qenë të pranishëm në këtë organizim, pavarësisht pjesëmarrjes së shumë ambasadorëve./Demokrracia.com/

 

Të ngjashme