Lajme
Komandanti i Mariupolit, viktima e radhës ndër gjeneralët rusë
Demokracia
23:38 | 17 Prill 2022

Share:

Pas disa lajmeve nga pala ukrainase, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga Rusia. Gjenerali Vladimir Frolov, zëvendëskomandant i Armatës së 8-të që prej javësh po rrethon qytetin port të Mariupolit duke e shkatërruar pothuajse totalisht atë, ka gjetur vdekjen në betejë.

Lajmin  e pohoi guvernatori i Shën Petersburgut, qyteti i origjinës se Frolov, ku është varrosur ditën e djeshme.

Frolov i shtohet listës gjithmonë e më të gjatë të oficerëve të lartë të Moskës që kanë gjetur vdekjen në vijën  e parë të konfliktit ukrainas, që sot shënon ditën e 53-të nga fillimi.

Mungesa e një komandanti të përgjithshëm në fushëbetejë ka patur pasoja të rënda në fushatën e Rusisë kundër Ukrainës, deri pak ditë më parë kur Putin emëroi gjeneralin Aleksandr Dvornikov, i njohur edhe si “kasapi i Sirisë”.

Ushtarët ukrainas të ardhur nga gjithë vendet e botes, ndodhen në zonën industriale të Mariupolit ku ende përballen me forcat ruse

Mungesa e koordinimit dhe e një hierarkie të qartë midis gjeneralëve ka shkaktuar probleme të shumta, dhe shpesh herë i ka kushtua rrjetën disa prej figurave më të larta të ushtrisë, nder to gjeneralët Vitaly Gerasimov, Andrei Kolesnikov dhe Andrei Sukhovetsky, për të përmendur më të njohurit.

Ndërkohë, pikërisht në Mariupol ku gjeti vdekjen gjenerali Frolov, situata duket ende e paqartë, me forcat ruse që deklarojnë se kanë kontrollin  e plotë të qytetit, përveç zonës industriale ku ende sipas tyre operon batalioni  Azov dhe mercenarë të huaj. Pikërisht rusët i kanë kërkuar rezistencës në Mariupol të dorëzohet, “përndryshe do të asgjësohen të gjithë”.

Ushtria ruse gjithsesi po përgatit sulmin e fundit në qytet, me anë të flotës që do të hyjë nga porti tashmë nën kontroll, duke siguruar një pikë të rëndësishme furnizimi, por edhe duke mundësuar lidhjen e zonës së Donbasit me Krimenë e pushtuar në 2014. /A2CNN

Të ngjashme