Lajme
Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it
Demokracia
20:46 | 09 Mars 2021

Share:

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici dhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore, koloneli Francesco Maioriello mirëpritën sot në një vizitë ambasadorët e QUINT-t, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Itali, Shtetet e Bashkuara në Kosovë dhe një përfaqësues special nga Bashkimi Europian.

Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se gjatë këtij takimi, ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë ftuar për të parë testimin e një pajisje të re.

“Pas një përmbledhje të situatës së sigurisë dhe disa aktiviteteve, Ambasadorët e QUINT-it u ftuan për parë testimin e një pajisje e cila mund të paraqes pamjen, e kontrollimit të trazirave në turmë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Në komunikatë po ashtu thuhet se KFOR-i është një operacion ushtarak dhe shtetet e QUINT-it sigurojnë se një mjedis i sigurt me liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë është e mbështetur edhe nga niveli politik. /Demokracia.com/

KFOR Commander, MG Franco Federici and Commander of Regional Command West, Colonel Francesco Maioriello welcomed a visit…

Posted by Kosovo Force – KFOR on E martë, 9 Mars 2021

Të ngjashme