Lajme
Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga EUCOM dhe SHBA-të
Demokracia
11:00 | 28 Prill 2022

Share:

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshteri majori Phillip Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të EUCOM në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.

Rreshter majori Phillip Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të nënoficerëve.

Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit komandues.

Të ngjashme