Lajme
Komandanti i Azovit: Rusët pushtuan fabrikën e çelikut, ne po bëjmë betejë të përgjakshme për ta mbrojtur
Demokracia
23:00 | 04 Maj 2022

Share:

Komandanti i Regjimentit Azov në fabrikën e çelikut në Mariupol, Denis Prokopenko, thotë se luftime të ashpra po zhvillohen në Azovstal pasi forcat ruse pushtuan kompleksin.

“Ka dy ditë që armiku ka hyrë në territorin e uzinës së çelikut. Po zhvillohen beteja të rënda e të përgjakshme”, tha Prokopenko, transmeton Demokracia.com.

“Jam krenar për ushtarët e mi që po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t’i rezistuar sulmit të armikut. Falënderoj të gjithë botën për mbështetjen e madhe për luftëtarët nga Mariupol. Situata është jashtëzakonisht e vështirë, por ne vazhdojmë të zbatojmë urdhrat dhe të mbrojmë Azovstal”, tha komandanti i Azov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të ndihmojë në shpëtimin e njerëzve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

“Jetët e njerëzve që qëndruan atje janë në rrezik. Çdo jetë është e rëndësishme për ne. Ju lutemi ndihmoni t’i shpëtoni”, tha presidenti ukrainas në një deklaratë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Rusia njoftoi sonte se forcat e saj do të pushojnë zjarrin në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe do të hapin një korridor humanitar brenda tre ditëve të së enjtes për të evakuuar civilët. /Demokracia.com/

Të ngjashme