Sport
Kolumbianët nuk falin, trajneri me truproje largohet nga fusha pasi i rrezikohet jeta
Demokracia
21:45 | 29 Janar 2022

Share:

Kolumbia po kalon një nga momentet më të vështira të saj në dekadat e fundit.

Ekipi i cili në edicionet e fundit të Botërorëve kishte dhuruar një paraqitje shumë të mirë, duke kaluar në fazën me eliminim direkt të turneut, tashmë rrezikon që të mos jetë pjesëmarrës në aktivitet.

Humbja me Perunë në shtëpi me shifrat 0-1 ka përkeqësuar situatën dhe kur mbeten 3 ndeshje për t’u luajtur, kolumbianët janë në vendin e 6 në zonën e Amerikës së Jugut, 2 pikë pas vendit të 5-të që mbahet nga Uruguai dhe çon të paktën në play-off ndërkontinental.

Shumëkush fajëson trajnerin Reinaldo Rueda për këtë krizë të pazakontë dhe për këtë arsye, ai është kthyer në armikun numër një të tifozëve. Në përfundim të ndeshjes së djeshme, tifozët në tribuna nuk janë përmbajtur ndaj tij dhe jo vetëm me fyerje. Në mbyllje të sfidës, u desh që trajneri të shoqërohej me roje në hyrjen në dhomat e zhveshjeve, pas breshërisë së objekteve që fluturuan drejt tij nga tifozët kolumbianë, të cilët po bëjnë gjithnjë e më të qartë se nuk do të tolerojnë mungesën në aktivitetin në Katar. /Demokracia.com

Të ngjashme