Lajme
Kolona ruse jashtë Kievit nuk ekziston më? – Çfarë thotë Pentagoni
Demokracia
22:40 | 31 Mars 2022

Share:

Me fillimin e luftës në Ukrainën, një autokolonë befasuese e automjeteve ruse që shtrihej rreth 65 kilometra u fotografua në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Kjo ngeci pasi pushtimi humbi ritmin dhe sot Pentagoni ka pranuar se është e paqartë nëse ekziston apo jo ende, shkruan SkyNews, transmeton Demokracia.com.

“Unë as nuk e di nëse ekziston ende në këtë pikë… Ata kurrë nuk e përmbushën vërtet misionin e tyre,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Kolona u bë një simbol i vështirësive ruse në fushën e betejës më herët gjatë konfliktit dhe ishte sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase gjatë javëve të para të luftës.

Ndërkohë, Kirby tha për Fox News se SHBA dëshiron që kufijtë e Ukrainës të respektohen si përpara se të fillonte pushtimi më 24 shkurt.

Ai shtoi se duket se Rusia po i jep përparësi marrjes së rajonit lindor të Donbasit./Demokracia.com/

Të ngjashme