Lajme
Kolona deri në 7 kilometra në kufirin Kroaci – Mali i Zi
Demokracia
18:24 | 07 Gusht 2022

Share:

Bashkatdhetarët që po shkojnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, po ballafaqohen me pritje të gjata pothuajse në të gjitha kufijtë që i kalojnë.

Përveç kolonave të gjata që vazhdimisht raportohen në kufirin Kroaci-Serbi, pothuajse i njëjti kaos po ndodhë edhe në kufirin Kroaci-Mali i Zi.

Pritjet e bashkatdhetarëve për ta kaluar kufirin zgjasin me orë të tëra, ku raportohet për kolona të gjata deri në 7 kilometra.

Demokracia.com ka siguruar fotografi ku shihen kolona të gjata më kufirin Kroaci-Mali i Zi. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme