Sport
Kolni shkakton befasinë e javës në Bundesligë, e ndal me barazim Bayernin në “Allianz Arena”
Demokracia
22:26 | 24 Janar 2023

Share:

Kolni e ka shkaktuar një nga befasit e javës në Bundesligën gjermane, duke e ndalur me barazim 1:1 Bayern Munichun në stadiumin “Allianz Arena”.

Shifrat u zhbllokuan herët, me Skhirin që shënoi pas katër minutave në të mirë të Kolnit.

Dominimi në total për “bavarezët” dha “fryt” kur Kimmish barazoi shifrat në minutën e 90-të duke shmangur humbjen e parë pas 15 ndeshjeve në të gjitha garat.

Me këtë barazim, Bayern Munich vazhdon të jetë lider me 36 pikë, tri më shumë se Leipzig.

Koln mbetet i dhjeti me 21 pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme