Sport
“Kokëdhimbje” te Franca para Kupës së Botës, Benzema largohet nga stërvitja pas 15 minutash
Demokracia
19:14 | 15 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Francës ka marrë një lajm aspak të mirë pak ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar.

Ylli i “Gjelave”, Karim Benzema është larguar nga seanca stërvitore vetëm pas 15 minutave, raporton RMCsport, transmeton Demokracia.com.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2021 është larguar nga stërvitja pa e prekur fare as topin.


Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim ose diçka konkrete.

Mungesa e mundshme e Benzemas do të ishte “hendikep” i madh për kampionët në fuqi të botës.

Kupa e Botës në Katar nis më 19 nëntor. Franca është në Grupin D me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë./Demokracia.com/

Të ngjashme