Sport
“Kokëdhimbje” te Drita, dy futbollistë titullarë mungojnë kundër Prishtinës
Demokracia
16:57 | 21 Shkurt 2023

Share:

Drita do të hyjë në derbin e javës kundër Prishtinës me dy mungesa të mëdha.

Sulmuesi Marko Simonovski dhe anësori Almir Kryeziu nuk janë të gatshëm për duelin e të mërkurës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e tre herë kampionëve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Sa i përket përbërjes së skuadrës për nesër janë të gatshëm të gjithë futbollistët përveç Marko Simonovskit dhe Almir Kryeziut” – thuhet në njoftimin e Dritës.

Drita do të udhëtoj të mërkurën në Lipjan për t’u ndeshur me Prishtinën në derbin e madh të futbollit kosovar e që i takon javës së 21-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Ballkani lider. Prishtina ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e katërt./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Thaqi para derbit kundër Prishtinës: Ata janë ekip i madh, por çdo pikë e humbur nga ne është e parikuperueshme

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024