Ambasadorët e diplomacisë amerikane të Ballkanit Perëndimor janë takuar në konferencën e Shefit të Misionit të këtij viti në Washington.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka publikuar një fotografi nga ky takim, për të cilin tha se kjo konferencë ishte një mundësi e mirë për t’u ribashkuar me ambasadorët e tjerë të SHBA-së nga rajoni.
Përveç Hovenier, në këtë fotografi shihen edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadori amerikan në Bosnje-Hercegovinë, Michael Murphy, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill.
Hovenier tha se në këtë takim kanë pasur diskutime mbi prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal me udhëheqësinë e Zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
This year's Chief of Mission Conference in Washington DC was a wonderful opportunity to reunite with fellow U.S. Ambassadors and colleagues from the region. Great discussions on shared priorities & opportunities for regional cooperation with @StateEUR leadership. pic.twitter.com/dqQUKJ0lGz
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 24, 2022