Lajme
Kokajt i zgjati gëzimi vetëm një ditë, fshinë postimin pasi zbulon se u mashtrua për “konferencën shkencore të Parisit”
Demokracia
23:51 | 15 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj, ka vendosur të mos marrë pjesë në një konferencë në Paris, thirrjen nga e cila e kishte bërë publike në llogarinë e tij në Facebook.

Ai, madje e ka fshirë ftesën, e asaj që i ishte prezantuar si konferenca e parë e inxhinierisë dhe teknologjisë “ECETECH 2022″, ku ishte njoftuar se të gjitha shpenzimet i kishte të hequra.

Pasi mori një koment në postimin e tij, ai e kuptoi që ishte mashtruar.

Por lidhur me akomodimin e tij, analisti Nezir Kraki i ka komentuar që të bëjë kujdes nga një mashtrim i mundshëm në Internet. Gjë që doli të jetë e vërtetë.

Në komentin e tij, Kraki thotë se pas një verifikimi që ka bërë del se Konferenca në fjalë dhe të gjitha logjistikat e lidhura me të janë një mashtrim I orkestruar me mjeshtri.

“Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para”, shkruan në koment Kraki.

Analist Kraki fton për kujdes Jahja Kokajn: Është mashtrim interneti, nuk jeni i ftuar në konferencë shkencore në Paris

Të ngjashme