Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj ka thënë se “edhe lopa në gardhë e di kush i ka humbur 8200 hektarë atje”, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi.
Kështu tha ai në Kuvendin e Kosovës, teksa pati një pyetje për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Dhe se, ma merr mendja që kjo kokërrzimet e mëvonshme nuk e ndryshojnë situatën dhe për këtë është koshient populli”, tha ligjvënësi i pushtetit.
Më pas, i shpejt qe reagim i kryekuvendarit Glauk Konjfuca. Ai ndërhyri në fjalën e Kokajt dhe i kërkoi që mos të përmend emra të kafshëve në raport me deputetët e Kuvendit.
“Ju lutem mos përmendni emra të kafshëve në relacion me asnjë deputet pavarësisht kontekstit. Po urdhëro, por nuk ishte në rregull”, i tha Konjufca.