Sport
KOK-u e dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit, kërkohet dënim për sulmuesit e portierit
Demokracia
11:06 | 04 Prill 2022

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka dënuar incidentin e rëndë në kryendeshjen e javës ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll.

KOK-u e ka dënuar ashpër sulmin e tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Demokracia.com.

Frashëri u sulmua fizikisht nga disa tifozë gjilanas, të cilët kishin hyrë në fushë për të festuar golin e minutës së fundit.

Frashëri u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit për trajtim, ndërsa tek në orët e mbrëmjes u lirua për në vendbanimin e tij.

Reagimi i plotë i KOK-ut:

KOK dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka përcjellur me shqetësim të madh dhunën e shfaqur sot në ndeshjen e futbollit, mes SC Gjilani dhe FC Ballkani.

KOK dënon ashpër sulmin e tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, të cilit i dëshiron shërim të shpejtë.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse, por edhe nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport që të marrin masat e duhura dhe keqbërësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar.

Në kohën kur sportistët dhe sporti janë imazhi më i mirë i shtetit tonë, pamjet e tilla të shëmtuara më së paku i duhen sportit dhe vendit tonë./Demokracia.com/

Të ngjashme