Sport
KOK nënshkruan kontratën e radhës së sponzorizimit
Demokracia
15:26 | 28 Janar 2021

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar marrëveshjen e radhës për sponzorizim. Këtë të enjte, KOK ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Selmans Network.

Kryetari i KOK, Besim Hasani ka treguar edhe për rëndësinë e marrëveshjes.

Hasani është shprehur se nga kjo marrëveshje për veç KOK-ut do të përfitoj edhe i gjithë sporti i Kosovës dhe se duam të bashkëpunojmë me kompani lidere

“Jam i bindur që bashkëpunimi me kompaninë Selamns Network do të bëjnë një brend të ri nga i cili do të përfitojnë të gjithë edhe sporti në Kosovë por jam shumë i bindur se do të ketë kthim të investimeve edhe te partneri ynë Selmans Network”, tha Hasani

Ndërsa Betim Selmanaj nga kompania Selmans Network u shpreh se për ta është kënaqësi që të fillojnë vitin duke nënshkruar një partneritet me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe do vazhdojmë të ndihmojmë sportin dhe kulturën në vend, raporton KP

“Për Selmans Network është kënaqësi qe të filloj vitin me një partneritet dhe bashkëpunim të tillë me Komunitetin Olimpik. Siç dihet ne operojmë me disa biznese ndërsa edhe në të kaluarën kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit edhe sportin edhe kulturën mirëpo këtë vit me KOK mendojmë se bashkëpunimi do te jetë edhe më i strukturuar dhe ndihma do te jetë edhe me e madhe për promovimin e sportit”, tha Selmanaj.

Ndryshe, të dy palët u shprehën se do të bashkëpunojnë edhe për realizimin e disa aktivitete tjera me sportistët e rinj në vend.

Të ngjashme