Sport
KOK fiton edhe një projekt në Bashkimin Evropian
Demokracia
16:05 | 25 Gusht 2022

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një tjetër projekt në Bashkimin Evropian, përmes programeve të Erasmus Plus.

Këtë herë, projekti i fituar është “Komiteti Olimpik i Evropës po i afrohet neutralitetit të karbonit” (OCEAN), udhëheqëse e të cilit është zyra e Bashkimit Evropian për Komitetet Olimpike të Evropës (EOC EU).

Projekti i Komiteteve Olimpike të Evropës për Afrimin e Neutralitetit të Karbonit (OCEAN) është krijuar për të fuqizuar Komitetet Olimpike Kombëtare (KO) për të marrë njohuri përkatëse, për të matur gjurmën e tyre të karbonit dhe për të zhvilluar strategji të përshtatura për reduktimin e karbonit, si dhe për të forcuar qeverisjen e mirë në fushën e veprimin e klimës.

I koordinuar nga Zyra e BE-së EOC, projekti bashkon 21 organizata, duke përfshirë 18 Komitete Olimpike Kombëtare të Evropës, Institutin Shkencor me Ekspertizë për Veprimet Klimatike të Gjermanisë, si dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Qëllimi i projektit OCEAN është të përmirësojë fuqinë punëtore të KO-ve partnere në fushën e veprimit klimatik përmes një trajnimi “Zyrtari i Veprimit për Klimën” dhe t’u ofrojë atyre mjetet dhe ekspertizën e duhur, në mënyrë që ata të mund të udhëheqin procesin e zhvillimit të strategjive të reduktimit të karbonit.

Ky është projekti i dytë i fituar nga KOK në Erasmus Plus brenda një jave, pas atij “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”. /Demokracia.com

Të ngjashme