Lajme
Koha Kurti mbronte Borrellin e Lajçakun nga Hashim Thaçi
Demokracia
18:06 | 21 Nëntor 2022

Share:

Dikur, gjërat ishin shumë shumë shumë më ndryshe. Hashim Thaçi dhe një pjesë e spektrit politik të Kosovës bënte thirrje që të kthenim kryet kah Amerika, e Albin Kurti megjithatë dukej se e shihte më me simpati Bashkimin Evropian.

Thaçi kishte qenë kritik, për aq sa kishte qenë, ndaj kryediplomatit të Bashkimit Evropian dhe vetë Bashkimit Evropian. Jo vetëm për çështjen e dialogut, por edhe për atë të liberalizimit të vizave.

Kush i kishte dalë në mbrojtje? Albin Kurti.

Në këto momente, pas fjalëve denoncuese të Borrellit ndaj Kosovës (që sipas tij refuzoi propozimin e BE-së derisa Serbia e pranoi) simpatizantët dhe zyrtarët e VV-së janë ‘në flakë’ duke sharë spanjollin, shkruan Nacionale.

Por, Kurti shprehej ndryshe në marsin e vitit 2020.

“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë,” – thoshte ai.

Në këtë rubrikë që përcjell zhvillimet në Bruksel në kohë reale mund t’i lexoni edhe ato që i tha Kurti sot, bashkë me Borrellin. Por, edhe sulmet që po bëhen nga simpatizantët e VV-së.

Të ngjashme