Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e cila i priu fushatës linçuese ndaj profesorit të biologjisë, Lulzim Paci vetëm se ai postoi video duke vallëzuar, dikur shiste mend dhe e akuzonte shoqërinë tonë si bulliste.
Në një postim në Twitter, Ujkani shkruante se paragjykimi, bulizmi e inferioriteti janë fenomene irrituese, shkruan Demokracia.com.
“Paragjykimi, bulizmi e inferioriteti janë fenomene të cilat kur i dëgjojmë të gjithëve na irritojnë. Mirëpo, ato që nuk shkaktohen vetvetiu, ato i shkaktojmë ne. E që si rezultat I tyre shumë vajza e djem i bëjnë të ndihen si të tepërt dhe zgjidhja e problemit është vetëvrasja”, shkruante atëherë Ujkani.
Ajo duke iu referuar një rasti të bullizmit kishte thënë se duhet të ndjejmë keqardhje për këtë shoqëri.
“Rasti i djeshëm aq s ana bënë të ndjejmë dhembje, aq sduhet të na bëjë të ndjejmë keqardhje për shoqërinë që na rrethon e institucionet të cilat deri më tani asnjëherë nuk kanë projektuar politika këshilluese e përkujdesjeje për të rinjtë tanë”, shkruante ajo më vitin 2020.
Ndryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e linçoi publikisht profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci pas vallëzimit të tij në Tik Tok.
Deklarata e saj nxiti edhe shumë reagime të tjera bullizuese për profesorin Paci, shkruan Demokracia.com.
Profesori, madje, shpërtheu në lot në një intervistë ku tregoi se është tallur nga shumë njerëz për vallëzimin e tij në banesën private.
Deputetja Ujkani kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.
Ajo e quajti vallëzimin të pahijshëm e denigrues. “Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhej në statusin e saj të publikuar më 27 janar. /Demokracia.com/